ABRASHI
Ndaj Zvicrës më të fortë
4 June, 2016 @14:07
Mesfushori luftarak i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, përkundër humbjes së djeshme ndaj Ukrainës në miqësore, ka thënë se kuqezinjtë do të jenë më të fortë në EURO 2016.
“Do të përgatitemi sa më mirë dhe besoj që nuk do të gabojmë në përballjen e parë të europianit ndaj Zvicrës, ku kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne,” ka thënë Abrashi për mediat pas ndeshjes.
“Besoj se ndaj Zvicrës do të jemi shumë më të fortë sesa ndaj Ukrainës. Nuk kemi pse të frikësohemi nga kjo ndeshje,” ka shtuar mesfushori që luan për Freiburgun në Bundesligë.
Shqipëria u mposht në miqësoren e fundit para EURO 2016 nga Ukraina 1-3, ndërsa debuton në europian më 11 qershor në ora 15 në duel ndaj Zvicrës, që zhvillohet në Lens.