RRUGËS PËR FRANCË
Kryhet edhe stërvitja e radhës në Bergamo
4 June, 2016 @16:20
Pas disfatës së djeshme ndaj Ukrainës, në miqësoren e fundit para europianit, kombëtarja shqiptare ka vazhduar me stërvitje edhe sot në qendrën sportive Bortolotti në Bergamo të Italisë.
Futbollistët e kombëtares kanë kryer stërvitjet e lehta për rigjenerim të muskujve sot, ndërsa ato kanë kaluar relativisht qetë, ku në fytyrat e lojtarëve vërehej disponimi jo i mirë pas humbjes 3-1 nga Ukraina mbrëmë.
Kuqezinjtë deri më 6 qershor do të qëndrojnë në Bergamo të Italisë, prej ku do të marrin rrugë për Perros-Guirec një komunë e vogël në Veri-Perëndim të Francës, ku është rezidenca e Shqipërisë përgjatë kampanjës në EURO 2016.