Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Holanda mposht edhe një tjetër “Europian”

Holanda mposht edhe një tjetër “Europian”


4 June, 2016 @23:05

Megjithëse nuk arriti të kualifikohej në Kampionatin Europian, Holanda po vazhdon të tregojë lojëra më të mira se skuadrat që janë në EURO.

Pas fitores ditë më parë ndaj Polonisë, portokallët kësaj radhe e mposhtën edhe Austrinë.

Sulmuesi i AZ Alkmarit, Vincent Janssen dhe mesfushori i Newcastle, Georginio Wijnaldum, shënuan nga një herë për fitoren 2-0 të Holandës.

Tani Holanda ndeshjen e radhës do ta pret ta zhvillojë në kualifikimet për Botëror, derisa Austria do të synojë t’i bëjë ballë Hungarisë, Portugalisë dhe Islandës në grupin F të Kampionatit Europian.

GRUPET NË EURO 2016


 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016