GJERMANIA
Kampioni botëror, s’gabon sot
4 June, 2016 @20:06
Gjermania është treguar arrë e fortë sot në miqësoren e fundit para europianit ndaj Hungarisë.
Pancerët kanë shënuar fitore 2-0 ndaj Hungarisë ndërsa dy gola kanë ardhur për pjesë.
Së pari avancuan me një autogol të hungarezëve, ndërsa në pjesë të dytë makina Thomas Muller vulosi fatin e ndeshjes.
Shkodran Mustafi nuk është përdorë fare sot nga trajneri Joachim Low, ndërsa Bernd Storck ka bërë vetëm 4 zëvendësime te Hungaria dhe nuk ka arritur të ndërrojë asgjë në lojë.
Gjermania ditë më parë ishte mposhtur nga Sllovakia befasisht në miqësore.