PRISHTINA
Më 20 qershor nisin përgatitjet
5 June, 2016 @18:03
Faqja zyrtar e fituesit të fundit të Kupës së Kosovës, Prishtina, ka bërë të ditur se futbollistët e skuadrës do të kthehen më 20 qershor nga pushimi i tyre vjetor për të nisur përgatitjet për stinorin e ri.
Prishtina fitoi Kupën e Kosovës stinorin që e lamë pas duke e mposhtur Dritën në finale 2-1, mirëpo nuk arriti të përmbush kriteret e UEFA-së për licencim të klubit për të marrë pjesë në garat europiane.