MIQËSORE

Vitia e Arbëria barazojnë në miqësore
11 February, 2022 @15:32
Në prag të fillimit të stinorit pranveror në futbollin kosovar, sot Vitia e Arbëria e kanë zhvilluar një miqësore mes tyre.
Skuadrat në fjalë takimin e mbyllën me barazim 1-1. Për Vitinë golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Festim Krasniqi, kurse golshënuesi i Arbërisë nuk është bërë i ditur.
Kujtojmë që edhe Vitia e edhe Arbëria për momentin janë pjesë e Grupit B të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.