VENDIMI I FUNDIT
Foto nga arkivi/ TOPSPORTI/ E. Shkuliqi
Vllaznia-Ibri anulohet, BIBL shkon direkt në Final Four
12 March, 2020 @23:18
Vendimi i fundit i BIBL pas shfaqjes së paandemisë Coronavirus, covid - 19, është që ndeshja Vllaznia - Ibri, të mos zhvillohet fare dhe të shkohet në Final Four të BIBL 19/20 menjëherë.
Ky vendim erdhi pasi që Qeveria e Shqipërisë ndërpreu të gjitha aktivitetet sportive në vend, deri në një datë të pacaktuar.
E për këtë, tabela aktuale është kështu:
1. Akademik Bultex
2. Peja
3. Ibri
4. Vllaznia
Me këtë BIBL ka këto opcione:
Të shkohet në Final Four sipas datave të para të caktuara: 21 mars dhe 1 prill.
Në rast se situata përkeqësohet, atëherë të shtyhet për datat 7 dhe 8 prill 2020.
Ose 14 dhe 15 prill 2020.
BIBL tash e tutje ndjek Vendimet e shteteve përkatëse për shkak të pandemisë dhe do të veprojë pas saj, është thënë ndër të tjera në njoftimin e kësaj lige.
Final Four i BIBL këtë stinor do të zhvillohet në Pejë, në Karagaç, për herë të parë në histori të saj.