LARGOHET MALIQ BELULI
Vllaznia mbetet pa Belulin
3 January, 2018 @19:32
Njëri ndër mesfushorët më të dalluar të skuadrës së Vllaznisë së Pozharanit në gjysmëstinorin vjeshtor të Superligës, Maliq Beluli, është ndarë nga skuadra.
Njoftimin e ka dhënë vetë lojtari, i cili ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e klubit në pranverë. Beluli, ka falenderuar bashkëlojtarët, tifozët si dhe kryesinë e shtabin teknik të skuadrës për kohën e kaluar aty.
Beluli, kishte ardhë stinorin e kaluar në Superligë të Kosovës, kur nga liga maqedonase kishte nënshkruar për Ferizajin.