STOKE CITY
Hughes në rrezik!
2 January, 2018 @17:25
Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, mund të humb detyrën e tij në ekip. Rezultatet e dobëta këtë stinor të Stoke Cityt, kanë bërë që drejtuesit e ekipit të vënë në pyetje trajnerin në fjalë.
Hughes aktualisht ka kryer edhe stërvitjen me ekipin për ndeshjen e FA Kupës ndaj Coventryt për të shtunën që vjen.
Stoke ka tubuar 20 pikë nga 22 ndeshjet e para të stinorit, që është kampanja më e dobët e tyre që prej stinorit 1984/85. Xhiron që vjen, ata udhëtojnë në Old Trafford për duel ndaj Manchester Unitedit më 15 janar.