WBA - ARSENAL
Wenger kalon Sir Alexin, Arsenali pëson në fund
31 December, 2017 @19:25
Në ndeshjen e fundit të vitit 2017 në Premier League, Arsenali ka barazuar 1-1 ndaj WBA-së.
Ky takim, që ishte i veçantë për francezin Arsene Wenger, pasi që ky trajner sot e drejtoi Arsenalin për herë të 811 në Premier League, duke e kaluar kështu skocezin Sir Alex Ferguson sa i përket numrit të ndeshjeve të drejtuara në Premier League, nuk u mbyll siç duhet për Arsenalin, me golin e vendasve që erdhi pas një penalltie kontraverse një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.
Sa i përket Arsenalit, golin e epërsisë për londinezët e shënoi Alexis Sanchez nga gjuajtja e lirë 6 minuta para barazimit të vendasve.
Duhet përmendur që startues për Arsenalin sot ishin Shkodran Mustafi e Granit Xhaka, ndërsa ky rezultat bën që Arsenali ta rrezikojë edhe vendin e pestë në tabelë, me Tottenhamin që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.