TREPÇA'89.
Edhe kampioni me trajner nga Shqipëria
29 December, 2017 @22:48
Pas Lirisë dhe Prishtinës, që kanë trajner nga Shqipëria, edhe kampioni aktual i Superligës së Kosovës në futboll, Trepça 89, pak më parë e zyrtarizoi trajnerin nga Shqipëria, Gugash Maganin.
51 vjeçari Magani, për herë të fundit ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës, derisa ishte shkarkuar nga detyra në muajin tetor por menjëherë erdhi në krye të Teutës ku qëndroi vetëm një muaj.
Gugash Magani do t’i bashkohet Trepçës 89 në kampin përgatitor që do të mbahet në Turqi.
Skuadra nga Mitrovica aktualisht gjendet në pozitën e 7 me 27 pikë të grumbulluara.