PROPOZIMI I BUNJAKIT
Hamren, përzgjedhje e Bunjakit për Kosovën
29 December, 2017 @14:59
Trajneri suedez, Erik Hamren, është njeriu ideal për të marrë drejtimin e Kosovës në kualifikimet e radhës për Kampionat Europian dhe në duelet e Ligës së Kombeve.
Së paku, kështu mendon ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaki. Në një intervistë për Kohën ditore, Bunjaki ka thënë se ka propozuar Hamrenin për Kosovën, pasi që ka përvojë të madhe dhe ka kualifikuar dy herë Suedinë në gara të mëdha.
Suedezi 60 vjeçar që prej vitit 1987 është duke ushtruar zejen e trajnerit. Ai tërë karrierën e tij e ka kaluar në ekipe të ndryshme skandinave, ndërsa Rosenborgu norvegjez është më i njohuri nga këta.
Prej vitit 2009 deri më vitin 2016 ai ka drejtuar kombëtaren e Suedisë.
“Futbollistët e Kosovës kanë nevojë për një trajner me përvojë, që i shtyen përpara. Talenti nuk mungon,” ka thënë ndër të tjera Bunjaki.