NACER CHADLI
Rekord transferi i ekipit, mungon 2 muaj
29 December, 2017 @20:28
Futbollisti ofanziv i ekipit që po përjeton ditë të vështira në Premier Ligë, WBA, është lënduar përsëri dhe do të mungojë për dy muaj tjerë.
Nacer Chadli ka lënduar përsëri muskulin në ndeshje ndaj Stoke Cityt dhe kthimi i tij nuk pritet të ndodh para muajit mars, ka bërë të ditur trajneri i ekipit Alan Pardew.
Belgu 28 vjeç, që theu rekordin e transferit të WBA-së, ka bërë vetëm 3 paraqitje për ekipin e tij këtë stinor, ndërsa skuadra është e parafundit në klasifikim.
West Bromwich Albion kishte paguar 18 milionë funta për transferin e Chadlit.