VERONA-JUVENTUS
Dybala s’lejon befasi, Juve -1 nga kreu
30 December, 2017 @23:44
Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala, me dy golat e tij të shënuara brenda 5 minutave (72’, 77’) i ka sjellë fitore ekipit të tij ndaj Veronës sonte.
Juventus kështu ka parandaluar befasinë e mundshme nga Verona, që kishte barazuar në pjesë të dytë rezultatin 1-1, me golin e shënuar nga ish lojtari i Juventusit, Martin Caceres, pasi që në fillim të ndeshjes Blaise Matuidi kishte shënuar për epërsinë e bianconerëve, 0-1.
Me golat e Dybalas, Juventus fitoi 1-3, ndërsa ekipi i drejtuar nga Massimiliano Allegri vazhdon të mbajë presionin ndaj Napolit kryesues me vetëm një pikë më pak.