BURNLEY-LIVERPOOL
Klavan sjell fitoren, Liverpool kap Unitedin
1 January, 2018 @17:54
Islandezi Johann Gudmundsson shënoi tre minuta para fundit të takimit, për t’ia dhënë shpresën ekipit të Burnleyt, për një pikë në përballje ndaj Liverpoolit.
Liverpool, në anën tjetër, kishte marrë epërsinë gjysmë ore pa përfunduar ndeshja me anë të Sadio Manes.
Mirëpo, përkundër mungesave të rëndësishme si Mohamed Salah dhe Philippe Coutinho, duhet theksuar kthimin e Adam Lallanas për herë të parë në formacionin bazë këtë stinor, Liverpool ka fituar.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Ka qenë mbrojtësi estonez, Ragnar Klavan, që ka sjellë fitoren e 12 të ekipit këtë stinor, kur shënoi në minutën e katërt shtesë të ndeshjes, pas asistimit me kokë të Dejan Lovrenit, që rrodhi nga ndërprerja.
Fitorja çon Liverpoolin në 44 pikë, sa ka edhe rivali i tyre, Manchester United, me një ndeshje më pak.