KONGOLEZI DREJT KINËS
Villareal mbetet pa Bakambun
3 January, 2018 @19:14
Njëri ndër sulmuesit më të dalluar të Villarealit, Cedric Bakambu, është konfirmuar se do të largohet nga ekipi gjatë janarit, ka bërë të ditur vetë trajneri i ekipit, Javier Calleja.
Futbollisti nga Kongo, që arriti në Spanjë prej Bursasporit në vitin 2015 ka shënuar 14 gola këtë stinor në të gjitha garat për Nëndetësen e Verdhë dhe pritet të zyrtarizohet shpejt nga ekipi kinez, Guoan Pekin, që do t’i pagujë 40 milionë ekipit spanjoll.