TRANSFER
Vllaznia në krizë, Fuad Karabegu kalon te Gjilani
4 January, 2018 @11:49
Edhe pse sezoni 2017/2018 u nis me shumë pritshmëri, fillimi i vitit 2018 e ka gjetur në krizë skuadrën e Vllaznisë nga Pozherani.
‘Koha Ditore’ ka njoftuar që klubi në fjalë ka liruar shumë futbollistë gjatë pushimit dimëror, ndërsa ende nuk dihet se sa prej lojtarëve që ishin pjesë e skuadrës në vjeshtë do të mbesin në skuadër edhe në stinorin pranveror.
Gjithsesi, tashmë një nga të larguarit veçse është konfirmuar. Fuad Karabegu stinorin pranveror do ta kalojë te skuadra e Gjilanit, ndërsa oferta nga skuadra të ndryshme kanë pasur edhe Festim Alidema e Erdin Hashani, mirëpo për këtë dyshe ende nuk dihet se ku do ta kalojnë stinorin pranveror.
Pas 18 xhirove të zhvilluara në vjeshtë, Vllaznia e Pozheranit ndodhet në vendin e fundit në tabelë me vetëm 8 pikë të tubuara.