DIEGO COSTA
Costa rikthehet me gol, lëndim dhe grindje
3 January, 2018 @23:36
Sulmuesit të rikthyer te Atletico Madrid, Diego Costa, nuk i janë dashur më shumë se pesë minuta për t’u bërë ai i vjetri, përkundër pauzës së tij gjashtë mujore prej futbolli.
Ai zhvilloi ndeshjen e parë të tij që prej zyrtarizimit te Atletico, duke u futur në ndeshjen e Kupës sonte në minutën e 64-të.
Shënoi pas 5 minutave dhe më vonë u lëndua. U fut në fushë përsëri dhe gjeti kohë për t’u grindur me futbollistin e Lleidas, sa për t’ua kujtuar të gjithëve se - ai i vjetri është aty.
Diego Costa rikthehet në Spanjë, ndërsa Atletico Madrid mposhti Lleidan, 0-4 në Kupë sonte.