PREZENTOHEN 3 PËRFORCIME
Shkëndija kthen Adilin nga Rumania
3 January, 2018 @20:24
Mbrojtësi 23 vjeç, Mevlan Adili, që së fundi ka qenë pjesë e ekipit rumun, FC UTA, i është rikthyer Shkëndijës, ka zyrtarizuar sot ekipi nga Tetova.
Ai ka nënshkruar kontratë për 18 muajt e ardhshëm me Shkëndijën, ndërsa pritet të përforcojë repartin e mbrojtjes te lideri i elitës së Maqedonisë.
Përveç Adilit, Shkëndija në ndërkohë ka prezentuar edhe portierin 24 vjeç, Seladin Mustafi, që vjen nga Teteksi; si dhe mesfushorin ofanziv, Sabit Bilalli, 20 vjeç që ka qenë pjesë e të rinjve të Renovës dhe Dinamo Zagrebit.