LIRIA
Flamur Gashi në prova te Galatasaray
2 January, 2018 @10:52
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës U19 në futboll, Flamur Gashi, është në prova te gjiganti turk Galatasaray.
Flamuri, karrierën e tij filloi së pari jashtë portës, pastaj në moshën 12 vjeçe hyri në portë.
“M’u bë ëndërr të jem portier i nivelit të lartë,” tha ai për Borozani.com.
Gashi që nga viti 2015 është pjesë e Lirisë në kategorinë e seriorëve si portieri i dytë i skuadrës prizrenase, derisa rregullisht është duke e djersitur fanellën e Përfaqësueses së Kosovës U19 si portieri i parë.