MATEO MUSACCHIO
Milan vë në shitje mbrojtësin 18 milionësh
3 January, 2018 @20:42
Në verën e fundit, Milan pagoi 18 milionë euro për transferin e tij nga Villareal. Por argjentinasi 27 vjeç, Mateo Musacchio, që gjeti pak vend në mbrojtje të rossonerëve, bëhet e ditur se është vënë tash në shitje nga Milani.
Alessio Romagnoli dhe Leonardo Bonucci duken stabil në qendër të mbrojtjes së Milanit dhe ekipi, bën të ditur Corriere dello Sport sot, e ka vënë në shitje lojtarin.
Në anën tjetër, Milan i ka vënë syrin mbrojtësit të Genoas, Armando Izzo, që pritet t’u kushtojë rreth 15 milionë euro.