Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË

Vllaznia përsëri fiton Kupën e Shqipërisë

Foto: FSHF

Vllaznia përsëri fiton Kupën e Shqipërisë


1 June, 2022 @10:06

Futbollistët e Vllaznisë së Shkodrës kanë triumfuar përsëri në finale të Kupës së Shqipërisë dhe kështu kanë arritur kupën e dytë radhazi, ndërsa të tetën në histori.

Ekipi i drejtuar nga trajneri i posa ardhur aty, Mirel Josa, ka mposhtur në finale ekipin e Laçit pas vazhdimeve në Air Albania, pasi që në 90-minutat e kohës së rregullt rezultati ishte 1-1.

Ka qenë Mevlan Adili që ka bërë dallimin në vazhdime, dhe atë me një goditje nga largësia për përfundimtaren 2-1 [Ardit Hoxhaj 18, Mevlan Adili 95 - Saliou Guindo 4].

Me triumfin në finale të Kupës, Vllaznia ka siguruar daljen në gara evropiane këtë verë.

 

 



i:

Formacionet e skuadrave

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Krymi, Latifi, Jonuzi, Heriç, Bulatoviç, Hakaj, Aralica, Viktor Da Silva.

Trajner : Mirel Josa

Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Shehu, Guindo, Malota, Mazrekaj, Adeleke, Deliu, Velija, Ziko, Viktor.

Trajner: Shpëtim Duro

 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore