Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKODËR

Vllaznia zyrtarizon Lorik Boshnjakun

Foto: prishtinafc

Vllaznia zyrtarizon Lorik Boshnjakun


12 June, 2022 @14:10

Futbollisti i deritashëm i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, është lojtari i radhës që po largohet nga armata bardhekaltër që kishte fituar titullin kampion dy stinorë më parë.

Shtatë vite të kaluara te Prishtina kanë marrë fund me sot edhe zyrtarisht, pasi që mesfushori i dalluar i tyre është bërë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës që drejtohet aktualisht nga Mirel Josa, ish-trajner i Prishtinës.

Boshnjaku ka falenderuar Prishtinën, por edhe Plisat për vitet e kaluara, ndërsa Vllaznia kujtojmë do të merr pjesë në gara evropiane këtë stinor, pasi që është fituese e Kupës së Shqipërisë së fundi.

Futbollisti 26-vjeçar ka arritur të fitojë një titull kampioni, tre Kupa kampioni dhe dy Superkupa të Kosovës me bardhekaltërit.

“Një largim i dhimbshëm për mua, por i duhur për të shikuar përpara drejt aventurave të reja. Mirupafshim Prishtinë!” - ka shkruar ndër të tjera Boshnjaku në njoftimin e tij përshëndetës në llogarinë personale të Facebookut.

Prishtina në anën tjetër ende s’ka zyrtarizuar largimin e lojtarit në fjalë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga