Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA 1-3 FLAMURTARI

Vushtrria humb për të tretën herë radhazi

Pamje nga arkivi

Vushtrria humb për të tretën herë radhazi


7 May, 2022 @23:46

Flamurtari ka shfrytëzuar maksimalisht formën e dobët të Vushtrrisë në xhirot e fundit, pasi që këta të fundit siguruan barazhin e Ligës së Parë, për t’i mposhtur thellë dhe atë si mysafir.

Vushtrria u mposht nga Flamurtari 1-3 [Bashkim Shala - ] në ndeshjen e së shtunës, derisa ekipi vendas nuk arriti t’i bëj ballë kuqezinjëve nga kryeqyteti që morrën fitoren e nëntë të stinorit.

TABELA AKTUALE

Kujtojmë, Vushtrria e drejtuar nga trajneri Samuel Nikaj, ka pasur formën më të mirë në Ligën e Parë të Kosovës, derisa u ndeshën me Ferizajin në pranverë, kur pësuan.

Prej atëherë, ekipi vushtrrias me të siguruar barazhin, ka pësuar tri herë radhazi me këtë të sotmen. Flamurtari në anën tjetër që ka punuar me Megzon Visokën ka siguruar mbijetesën më parë dhe tashmë lirshëm arrijnë fitoren ndaj Vushtrrisë që pret barazhin për Superligë në formë jo të mirë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë