Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA 2-1 RAMIZ SADIKU

Vushtrria mposhtë Ramiz Sadikun, për të vazhduar ndjekjen

Vushtrria mposhtë Ramiz Sadikun, për të vazhduar ndjekjen


17 April, 2022 @18:11

Vushtrria vazhdon ndjekjen e Ferizajit lider në Ligën e Parë Grupi B, pasi që sot mposhti Ramiz Sadikun e Prishtinës me rezultat 2-1 [Taulant Avdyli 21, Adnard Mehmeti 54 - n.n. 76].

Kjo ka qenë humbja e dytë me radhë për industrialistët, ndërsa tashmë katër ndeshje ata nuk kanë shijuar fitoren.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër vendasit janë treguar të sigurt dhe kanë shkuar drejt fitores pa shumë telashe, derisa Samuel Nikaj tashmë pret gabimin e Arbnor Morinës me Ferizajin për të luftuar për pozitën e parë, në të kundërtën, gjithcka vendoset përmes barazhit.

Në xhiron që vjen, Vushtrria është mysafire e 2 Korrikut, ndërsa Ramiz Sadiku pret Vitinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë