VUSHTRRI

Vushtrria nënshkuran me Akil Makollin
30 June, 2022 @15:02
Skuadra e Vushtrrisë, që nuk arriti të kalojë pengesën e fundit në rrugë për Superligë, do ta kërkojë atë përsëri në stinorin 2022/23.
Ndërkaq, sot në vazhdën e përforcimeve në skuadër, ekipi që do të drejtohet nga Alban Dragusha ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje sezonale me qendërmbrojtësin, Akil Makolli.
“Akil Makolli që luan në pozitën e qendërmbrojtësit është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar për ta marrë si përforcim në ekip. Para se të bëhet pjesë e Vushtrrisë, ai ka luajtur së fundi me Ulpianën, ndërsa më parë edhe me Prishtinën e Flamurtarin,” ka shkruar njoftimi i vushtrriasve për lojtarin në fjalë.
Vushtrria në stinorin e kaluar u drejtua nga Samuel Nikaj dhe përfundoi stinorin duke luajtur ndeshje barazhi, ku pasi eliminoi Lirinë, nuk arriti të kalojë pengesën e quajtur Malisheva, për të mos arritur në Superligë. Për stinorin vijues, ekipi ka emëruar në krye të shtabit teknik Alban Dragushën, me të cilin do të tentojë rikthimin në elitë.