VUSHTRRIA
Vushtrria shkarkon trajnerin italian
22 October, 2019 @14:13
Në ditën e ndeshjes me Feronikelin, ndeshje që po zhvillohet në këto momente, Vushtrria ka vendosur ta shkarkojë trajnerin e saj.
Italiani Antonio Toma është shkarkuar nga detyra e tij si kryetrajner i Vushtrrisë, ndërsa skuadra që nga takimi i sotëm po drejtohet nga Fitim Llapashtica.
Pas Bekim Shotanit, Toma është trajneri i dytë që u shkarkua nga klubi vushtrrias sivjet, ndërsa Llapashticën e pret një punë e vështirë për ta mbajtur klubin në Superligë sezonin tjetër.