Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WALCOTT

Walcott nënshkroi kontratën

Arsenal Official Site

Walcott nënshkroi kontratën


18 January, 2013 @17:20

Përfunduan dilemat rreth Theo Walcottit se a do të mbetet në Arsenal apo do të shkojë. Faqja zyrtare e Arsenalit ka njoftuar se 23 vjeçari ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me topxhinjtë.

Sipas kontratës së re Walcott do të mbetet në Londër deri në vitin 2016, ndërsa paga e tij e re nuk është bërë e ditur.

“Jemi shumë të kënaqur me nënshkrimin e kontratës së re me Walcottin. Ai është bashkuar tek ne si 16 vjeçar dhe që nga atëherë ka përparuar shumë duke u shëndëruar në një lojtar tepër të rëndësishëm sikur për Arsenalin, ashtu edhe për Anglinë,” ka thënë menaxheri dhe trajneri françez i Arsenalit, Arsene Wenger.

Ndërsa futbollisti është falenderuar duke thënë: “Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re këtu me Arsenalin. I falenderoj të gjithë të cilët vazhdojnë të më përkrahin, në veqanti menaxherin, klubin si dhe tifozët”.


 
Të gjitha lajmet nga