WEST HAM UNITED - LEICESTER CITY

Foto:Google
West Ham mposht Leicester, në formë Lingard
11 April, 2021 @17:02
Jesse Lingard vazhdon formën e tij të shkëlqyeshme shënuese me dy gola të tjerë, ndërsa West Ham mundi Leicester Cityn 3-2 për t’u rikthyer në pozitën e katërt në Premier League.
West Ham kaloi në epërsi në minutën e 29 me golin e Lingard, një minutë pa përfunduar pjesa e parë anglezi dyfishoi epërsinë.
Me të filluar pjesa e dytë ekipi i David Moyes shënuan edhe golin e tretë me Jarrod Bowen.
Sidoqoftë, Kelechi Iheanacho në formë i dha Leicester shpresë për një rimëkëmbje duke shënuar 20 minuta pa përfunduar ndeshja.
I njejti shënoi edhe golin e dytë për Leicester në minutat shtesë të ndeshjes, kështu ishte goli i tij i nëntë në gjashtë ndeshjet e tij të fundit.
West Ham, megjithatë, mbajti fitoren, ata kanë një pikë më shumë se Chelsea dhe gjenden në vendin e katërt, pozitë kjo që e dërgon në Champions League.