Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE GUNNERS

Wilshere, operohet me sukses

REUTERS/Arkiv

Wilshere, operohet me sukses


27 November, 2014 @15:55

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, që pësoi një lëndim në ndeshjen e ekipit të tij ndaj Manchester Unitedit, ka hyrë në operim dhe atë e ka kaluar me sukses. 

Llogaria zyrtare e Arsenalit në Twitter ka bërë të ditur se lojtari në fjalë e ka kaluar me sukses operimin, ndërsa ai do t’i mungojë ekipit në tre muajt e ardhshëm derisa të jetë në gjendje që t’i kthehet 100% pas terapisë postkirurgjike. 

Jack Wilshere mban numrin dhjetë te skuadra londineze dhe ka shënuar një gol këtë stinor në Premier League pas 9 paraqitjeve. Ai është i rregullt edhe në përfaqësuesen angleze. 


 
Të gjitha lajmet nga