Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRANIT XHAKA

“Xhaka më mbresëlënës se Salah dhe Shaqiri”

“Xhaka më mbresëlënës se Salah dhe Shaqiri”


27 August, 2019 @12:17

Lojtari aktual i Arsenalit, Granit Xhaka, ka lënë përshtypje te ish-trajner i tij i Baselit, Heiko Vogel. Ai beson se Granit Xhaka ishte lojtari më i mirë në Basel, duke tejkaluar madje Xherdan Shaqirin dhe Mohamed Salahin.

Përkundër rekordeve nga Shaqiri që përfshinin titujt e Ligës Zvicrane në tre sezone, Xhaka arriti të mahniste trajnerin Heiko Vogel që në fillim, pra kur ai u bë kampion bote me Zvicrën U17.

“Ende e mbaj mend si u ula më pas në autobus dhe mendova: Po flisni për Shaqirin? Xhaka është më i mirë.

“Ky ishte fillimi i dashurisë time personale për të. Në moshën 18 vjeç, Graniti ishte shumë i qartë në veprimet dhe pikëpamjet e tij. Ai ishte një udhëheqës i lindur. Gjithashtu Momo (Salah) ishte mbresëlënës, në një tjetër mënyrë.” - tha Vogel për Goal.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League