EUROPA LEAGUE
Xhemajli shënon, Napoli shkon
23 November, 2012 @13:07
Ekipi më pak i njohur ukrainas, Dnipro Dnipropetrovsk, me fitoren e mbrëmshme ndaj PSV Eindhovenit në stadiumin Philips 1-2, ka arritur që të garantojë vendin e parë në Grupin F të Europa League.
Ukrainasit kanë arritur të rikthejnë rezultatin prej 1-0 në 1-2 në të mirë të tyre dhe kështu kanë siguruar vendin e parë në grup, pasi që në duele të ndërsjella kanë qenë më të mirë se Napoli që ka marrë vendin e dytë.
E napolitanët kanë arritur fitore të brishtë ndaj AIK-ut në Stokholm duke i mposhtur në minutat shtesë të takimit nga penalltia e konvertuar në gol prej sulmuesit më të mirë të tyre dhe golashënuesit më të mirë deri më tani në Europa Leauge, Edinson Cavani.
Golin e parë për Napolin në fitoren e tyre prej 1-2 e ka shënuar Blerim Xhemajli.
TABELA:
1. Dnipro 12p.
2. Napoli 9p.
3. AIK 4p.
4. PSV 4p.