Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89 0-1 DRITA

Xhevdet Shabani i sjell fitoren kampionëve

Xhevdet Shabani i sjell fitoren kampionëve


4 November, 2020 @15:26

Njëri ndër krahët më të mirë në futbollin kosovar, Xhevdet Shabani, ka shënuar një gol të bukur me të majtën e tij sot nga gjuajtja e lirë, për t’ia sjellë Dritës kampione, fitoren e vështirë në Riza Lushta ndaj Trepçës’89.

Drita mposhti 0-1 [Xhevdet Shabani 16] ekipin e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, që u ka shkaktuar telashe të mëdha në vazhdim të ndeshjes, por pa ndikim në rezultat.

Në fakt, Drita në pjesë të parë dominoi me disa raste të mira, kryesisht përmes Kastriot Rexhës, i cili dy herë u gjend mirë para portës së kundërshtarëve, por s’arriti të shënojë (20’, 26’).

Në pjesë të dytë mitrovicasit u ngjallën dhe tentuan që të shënojnë përmes dy lojtarëve më në formë të tyre për momentin.

TABELA AKTUALE

Së pari ishte Rilind Nimani që tentoi (55’) me një goditje nga distanca 17metërshe, që u prit nga portieri Faton Maloku i Dritës, e më pas edhe Charles Bismark Sie provoi, kur qëlloi me kokë krosimin (65’) por topi s’gjeti golin.

Kjo qe fitorja e shtatë e Dritës këtë stinor dhe tashmë është vetëm tre pikë larg Ballkanit lider.

Ndërkaq Trepça’89 përjetoi humbjen e pestë të stinorit dhe për momentin zë pozitën e gjashtë, në pjesë të poshtme të tabelës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga