Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHIRO XI

Xhiroja e fundit e ciklit të parë

BOROZANI/Erdis Driza

Xhiroja e fundit e ciklit të parë


18 October, 2013 @9:35

Me ndeshjen në Vushtrri, Llamkos Kosova-Hajvalia nis xhiroja përfundimtare e ciklit të parë të Superligës së Kosovës në futboll. 

Llamkos Kosova që është njëra nga lideret e Superligës, pasi që tre ekipe kanë pikë të njejta dhe vetëm golaverazhi bën dallim, do të pret në terren të vetë Hajvalinë e Emin Bajramit, që në xhiron e fundit ka mposhtur Trepçën. 

Derisa trajneri i vushtrriasve beson se ekipi i tij do ta tejkalojë lehtë humbjen e thellë në Gjilan nga Drita në xhiron e kaluar 3-0, edhe ekipi nga Kishnica do të kërkojë të bëj çmos për të nxjerrë pikë. 

Ferizaji, që xhiron e kaluar për herë të parë morri lidershipin e Superligës, pret Ferronikelin dhe Bylbyl Sokoli këtu nuk kalkulon shumë. Pret fitore të sigurtë ashtu që të shfrytëzojë vendin e parë dhe të ngris vetëbesimin te futbollistët e tij. 

Hysi, i shkon Besës në Shahin Haxhiislami të shtunën, derisa derbi lokal Trepça-Trepça’89 pritet të mbush stadiumin mitrovicas.

Tabela aktuale para xhiros XI



SUPERLIGA, Xhiro XI

15:00 sot; Vushtrri Llamkos Kosova-Hajvalia
15:00 nesër; Ferizaj Ferizaj-Ferronikeli
15:00 nesër; Skënderaj Drenica-Drita
15:00 pasnesër; Pejë Besa-Hysi
15:00 pasnesër; Mitrovicë Trepça-Trepça'89
15:00 pasnesër; Fushë Kosovë Fushë Kosova-Prishtina

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga