Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ORARI I NDESHJEVE - VIII

Xhiroja e radhës nis me derbi

BOROZANI/Erdis Driza

Xhiroja e radhës nis me derbi


29 September, 2014 @18:36

Mund të thuhet që xhiroja e tetë e Superligës nis me derbi. Lideri i Superligës dhe ekipi i vetëm pa humbje deri më tani, Hajvalia, do të udhëtojë në Mitrovicë, ku e pret Trepça’89 me trajnerin e ri të saj, Fahredin Duraku

Ndeshja do të transmetohet në Supersport Kosova, derisa të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje nisin nga ora 15:00. 

Mirëpo, për shkak të festët së Kurban Bajramit, FFK ka menduar që xhiroja të nis të enjten kur edhe takohet Trepça’89 me Hajvalinë, derisa të gjitha ndeshjet tjera zhvillohen të premten, ashtu që në fundjavë të festohet me familje. 

Llamkos Kosova - Vëllaznimi, Ferronikeli - Trepça, gjithashtu do të transmetohen drejtpërdrejtë në Supersport Kosova, derisa Besa-Drenica, Istogu-Drita dhe Prishtina-Ferizaji janë përballjet tjera të javës së tetë të Superligës. 



Orari i xhiros së tetë:

E enjte, 15:00 Mitrovicë - Riza Lushta Trepça'89-Hajvalia
E premte, 15:00 Vushtrri - Ferki Aliu LlamkosKosova-Vëllaznimi
E premte, 15:00 Prishtinë - Stadiumi i Qytetit Prishtina-Ferizaji
E premte, 15:00 Istog - Demush Mavraj Istogu-Drita
E premte, 15:00 Pejë - Shahin Haxhiislami Besa-Drenica
E premte, 15:00 Skenderaj - Bajram Aliu Ferronikeli-Trepça

 
Të gjitha lajmet nga