Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GALATA

Yilmaz mohon lëvizjen

REUTERS

Yilmaz mohon lëvizjen


7 May, 2013 @10:48

Sulmuesi turk i Galatasarayit, Burak Yilmaz, pas stinorit të shkëlqyeshëm me skuadrën e tij, ka mohuar se është i interesuar për t’u larguar nga klubi. 

Yilmaz, i cili shënoi 22 gola në Superligën turke dhe tetë gola në Ligën e Kampionëve ka insistuar se është i gatshëm në çdo moment për klubin e tij. 

“Jam i lumtur në Galatasaray. Kam kontratë pesëvjeçare me klubin dhe vetëm klubi mund të vendos për të ardhmen time. Nëse ata dëshirojnë të më shesin është punë tjetër, unë jam me të vërtetë i lumtur këtu,” ka thënë Yilmaz, transmeton Lig TV e Turqisë. 

Sulmuesi 27 vjeçar ka impresionuar me paraqitjet e tija në Ligën e Kampionëve këtë stinor, posaçërisht në pjesën grupore, ndërsa në performancën e tij nuk ka ndikuar as ardhja e Didier Drogbas. 

“Drogba vetëm se na plotëson neve. Ai mund të luaj si me mua ashtu edhe me Umut Bulutin në sulm, pa problem,” ka shtuar ndër të tjera Yilmaz. 

Galatasaray ka pasur një stinor të suksesshëm duke arritur të shpallet kampion në Turqi si dhe të arrijë në tetë skuadrat më të mira europiane, kur u eliminua nga Real Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. 


 
Të gjitha lajmet nga