KËNDELLET SULMI
Zabërgja te të rikthyerit
23 June, 2015 @5:19
Vushtrriasi Enis Zabërgja është përforcimi më i i ri i Llapit nga Podujeva, që po kryen punë heret me lojtarë.
Trajneri i klubit llapjan, Tahir Batatina, ka konfirmuar lajmin për marrëveshjen me Zabërgjën, ndërsa ka paralajmëruar përforcime tjera në ndërkohë, ka shkruar GazetaOlle sot.
Zabërgja para se të ishte pjesë e Hajvalisë, ka luajtur për Hysin.
Zabërgja ka qenë i suspenduar nga Hajvalia para fundit të stinorit për shkak të sjelljeve josportive të tij.
Ai ka shënuar 5 gola në 23 paraqitje sa i ka pasur në Superligë për kuqebardhët nga paralagjja e Prishtinës.