Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROMA 4-0 BODO/GLIMT

Zaniolo me hat-trick çon Romën në gj’finale

Zaniolo me hat-trick çon Romën në gj’finale


15 April, 2022 @0:18

Roma ka arritur të përmbysë epërsinë e ekipit të papërshtatshëm norvegjez Bodo/Glimt, duke e fituar 4-0 sonte ashtu që me rezutlat të përgjithshëm 5-2 të shkojë në gjysmëfinale të UEFA Conference League.

Nicolo Zaniolo ka shkëlqyer te ekipi i Jose Mourinhos sonte, derisa ka kryer duelin me hat-trick, ndërsa Jose Mourinho me Romën janë bërë ekipi i parë që kanë mposhtur norvegjezët këtë stinor në Ligë të Konferencës pas Prishtinës me Zekirija Ramadanin në fazën kualifikuese të garës! Prej atëherë, Bodo/Glimt nuk ka pësuar në asnjë ndeshje kualifikuese, grupore e deri sonte.

Roma në gjysmëfinale do të ketë punë ndaj Leicester Cityt të Brendan Rodgersit, për të cilët kjo është gjysmëfinalja e parë evropiane në histori të klubit! Anglezët eliminuan PSV-në.

Përballja tjetër gjysmëfinale luhet mes Marseille dhe Feyenoord, ku holandezët kaluan Slavian e Pragës 1-3, ndërsa marsejezët fituan edhe në Greqi ndaj PAOK-ut 0-1 për të shkruar emrin në gjysmëfinale të garës.



GJYSMËFINALET E CONFERENCE LEAGUE:

Leicester City - Roma 28 prill dhe 5 maj
Feyenoord - Marseille 28 prill dhe 5 maj

 
Të gjitha lajmet nga Conference League