Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMER QAKA

“Zbulimi” i kohës së Panuccit, ndahet edhe nga Shkëndija

“Zbulimi” i kohës së Panuccit, ndahet edhe nga Shkëndija


4 January, 2022 @8:18

Derisa kishte marrë Christian Panucci drejtimin e Shqipërisë, njëri ndër lojtarët e “zbuluar” ka qenë edhe Kamer Qaka, i cili vinte nga shkolla norvegjeze e futbollit.

Dhe jo dosido. Qaka kishte kaluar të gjitha reprezentacionet zinxhir të Norvegjisë, duke nisur nga U-15 e deri në U-19 për të veshur fanellën kuqezi.

Por, futbollisti i lindur në Pejë në vitin 1995 që kishte ardhur te Shkëndija e Tetovës në janar të vitit të kaluar tashmë ka të konfirmuar ndarjen edhe me klubin kuqezi, pasi që fitoi titullin kampion në sezonin 2020/21.

“KF Shkëndija dhe mesfushori Kamer Qaka kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët. Qaka nuk do të jetë në të ardhmen pjesë e Shkëndijës, ndërsa bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje ndërmjet të dyja palëve. Rikujtojmë që Kamer Qaka skuadrës sonë iu bashkëngjit në muajin janar vitit 2021, dhe me Shkëndijën e fitoi titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut. KF Shkëndija e falënderon Kamer Qakën për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij,” ka bërë të ditur klubi nga Tetova, kampion i Maqedonisë Veriore.

E Qaka 26-vjeç pas katër paraqitjeve me kuqezinjtë më as që u ftua aty, derisa karriera e tij tashmë sipas mediave mund të vazhdojë në Superioren shqiptare. Mesfushori në fjalë pos elitës norvegjeze ka luajtur edhe në atë rumune.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore