Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË TIRANË

“Zbulimi” i sezonit të kaluar, rikthehet në Superiore

Foto: ojogo.pt

“Zbulimi” i sezonit të kaluar, rikthehet në Superiore


10 January, 2022 @11:26

Liderja e pjesës së parë të stinorit në Superioren shqiptare, Tirana, ka zyrtarizuar pak më parë “zbulimin” e sezonit të kaluar në elitën shqiptare të futbollit.

Sulmuesi brazilian, Devid de Santana Silva, që në sezonin e kaluar shënoi 10 gola për Kastriotin, pas një gjysmë-sezoni jo të mirë te Sporting Covilha në Portugali, është rikthyer në Superiore, por tash do të mbajë fanellën e Tiranës.

Devid de Silva

“Mirësevjen Devid De Silva! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e merkatos së dimrit dhe ai është sulmuesi Devid De Silva. 25 vjeçari ishte nën vëzhgimin e zyrtarëve të klubit dhe pas kryerjes së të gjitha analizave mjekësore u zyrtarizua afrimi i tij në klub. Sulmuesi shtatlartë pritet të dalë sot në seancën stërvitore për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi,” ka shkruar njoftimi zyrtar i bardhekaltërve nga kryeqyteti i Shqipërisë.

Devid ka pasur kontratë me ekipin portugez deri në verë të vitit 2023, por e ka shkëputur atë me marrëveshje.

Braziliani u quajt zbulim në stinorin e kaluar në Shqipëri, pasi që për sa qëndroi shënoi 10 gola për ekipin e tij, duke qenë ndër golashënuesit më të dalluar të ligës.

Përndryshe Tirana ka kryer me 33 pikë pjesën vjeshtore të stinorit 2021/22 pas 15 ndeshjeve të zhvilluara, ku ndjekësi i parë i tyre Kukësi ka 5 pikë më pak.

 


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore