Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARDHEKALTËRIT

Zekirija Ramadani nis punën te Prishtina

TOPSPORTI/ D.S./ Arkiv

Zekirija Ramadani nis punën te Prishtina


6 September, 2020 @10:11

Trajneri shkupjan që dy herë u bë kampion në Kosovë në vitet e fundit me dy skuadra të ndryshme, Zekirija Ramadani, është trajner i ri i Prishtinës.

Ramadani është thënë që ka nisur veçse punën si trajner i ri i ekipit pas largimit të Armend Dallkut nga stoli i bardhekaltërve.

TABELA AKTUALE

Sipas Telegrafit, Ramadani i është bashkuar skuadrës në kampin stërvitor në Istog dhe ka takuar lojtarët, ndërsa skuadra e Prishtinës nuk ka bërë të ditur zyrtarisht ende asgjë lidhur me largimin e Dallkut nga detyra dhe afrimin që po pohohet.

Kujtojmë, Zekirija Ramadani ka fituar titullin e kampionit në Kosovë me skuadrën e Trepçës’89 dhe me atë të Feronikelit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga