Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI SHKUPJAN

Zekirija Ramadani ndahet nga Egnatia, pranë akordit me klubin nga Kosova

Zekirija Ramadani ndahet nga Egnatia, pranë akordit me klubin nga Kosova


2 June, 2022 @14:54

Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në Superligën e Kosovës në vitet e fundit, Zekirija Ramadani, ditë më parë, është ndarë nga klubi i tij i deritashëm Egnatia që garon në Superioren shqiptare.

Ramadani, që është bërë kampion tri herë në Kosovë me tri ekipe të ndryshme, këtë stinor ka pasur për detyrë të shpëtojë Egnatian e Rrogozhinës në Superiore dhe e ka arritur këtë.

Ndërsa pasi që u nda nga ekipi, ai po përfolet si njëri ndër trajnerët e ardhshëm të Gjilanit - që ka mbetur me trajner ndihmës, prej se Ismet Munishi la skuadrën kur ekipi ra nga lufta për titull.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim ku do të vazhdojë karrierën trajneri shkupjan, ndërsa kanal 10 ka bërë të ditur se është shumë afër Gjilanit!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga