Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA MERR TRAJNERIN KAMPION

Zekirija Ramadani, zyrtarisht te Drita

Zekirija Ramadani, zyrtarisht te Drita


30 November, 2023 @12:03

Tre herë kampion i Kosovës me tre ekipe të ndryshme, Zekirija Ramadani, është trajner i ri i Dritës. Para pak çastesh atë që pritej Drita e zyrtarizoi, ndërsa pasdite ka thirr edhe konferencën për shtyp me trajnerin e ri të ekipit.

Ramadani do të zëvendësojë Akis Vavalisin e larguar nga detyra, që ndërpreu bashkëpunimin me ekipin, pas humbjes nga Prishtina në fundjavë.

Zekirija Ramadani

Shkupjani është emër i njohur në Kosovë, ndërsa njeh shumë mirë Superligën. Ai kishte bërë kampion Trepçën’89, Feronikelin dhe Prishtinën. Së fundi në Kosovë ka drejtuar Gjilanin, ndërsa u largua prej aty për të shkuar në kampionatin arab të futbollit.

Drita aktualisht është e treta në renditje dhe ka 10 pikë më pak se lideri i Superligës dhe kampioni aktual, Ballkani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga