Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI D: INTER - REAL MADRID

Zëvendësuesit ia dhurojnë fitoren, Reali fiton në Meazza

Zëvendësuesit ia dhurojnë fitoren, Reali fiton në Meazza


15 September, 2021 @22:56

Përkundër plot rasteve për shënim në të dyja anët e fushës, ndeshja e grupit D të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Real Madridit sonte dhuroi vetëm një gol, dhe atë në minutën e 90’. Këtij goli iu gëzua skuadra madrilene, e cila falë këtij goli arriti të largohet me gjah të plotë nga qyteti i modës, me ndeshjen që në fund u mbyll 0-1.

Gjatë pjesës së parë, skuadra e Interit ishte më kërkuese dhe më e mirë, por rastet nuk munguan as për madrilenët, që kohë pas kohe rrezikonin përmes kundërsulmeve.

E në pjesën e dytë, Reali e mbajti më shumë topin sesa gjatë pjesës së parë, ndonëse raste patën përsëri të dyja skuadrat.

Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me barazim, dy lojtarët e inkuadruar nga banka për Realin, Camavinga dhe Rodrygo, kombinuan mjaft mirë dhe ky i fundit e gjeti golin, gol që Realit ia dhuroi 3 pikët e para në grupin D.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, sonte Sheriff Tiraspoli moldav e befasoi Shakhtarin ukrainas, duke e mposhtur 2-0.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League