Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REXHEP REXHEPI - DRENAS

Zhdrella i pakapshëm, sjell fitoren e kampionit

Zhdrella i pakapshëm, sjell fitoren e kampionit


26 September, 2015 @15:52

Përforcimi i kësaj vere te Ferronikeli, Mentor Zhdrella, ka treguar aftësitë e tij edhe njëherë sot, duke nxjerrë dy penallti për skuadrën dhe tij, asistuar një herë dhe duke shënuar për fitoren 3-1 ndaj Istogut. 

Epërsia e Ferronikelit erdhi në minutën e 21-të, kur Zhdrella u rrëzua në zonë, derisa Qemail Elshani shënoi për avancim. 

Në pjesë të dytë Istogu barazoi pas një krosimi të Fatlum Gashit, kur shënoi Ilir Syla. 

Por Gani Sejdiu me zëvendësime freskoi skuadrën derisa Zhdrella nxorri edhe një penallti, duke u penguar përsëri në zonë, e kësaj radhe shutoi vetë për 2-1. Në fund, Zhdrella u përkujdes që të asistojë për Mevlan Zekën, të cilin e la ballë për ballë me portierin kundërshtar për të vulosur fitoren 3-1.

TABELA AKTUALE


Video



 
Të gjitha lajmet nga