PARTIZANI-LUSHNJA
Zhgënjim te Partizani, Iuliano i qetë
2 October, 2017 @21:07
Katër xhiro kanë kaluar, ndërsa Partizani i Tiranës përkundër investimeve në ekip dhe në stafin drejtues, nuk po merr rezultate.
Derisa sot pritej fitorja e tyre, së paku ndaj Lushnjës, të kuqtë e Tiranës kanë dështuar përsëri të shënojnë gol dhe me 0-0, kanë marrë një pikë për të qëndruar akoma në fund të klasifikimit të Superiores.
“Roli i trajnerit është gjithnjë në rrezik kur nuk ka rezultate, kjo nuk është diçka e re për mua. Vendimi varet prej klubit. Unë mundohem të bëj punën time më së miri dhe jam i qetë,” ka thënë pas ndeshjes Mark Iuliano, trajner i Partizanit, kur u pyet a e ndien veten të rrezikuar në postin e tij.
Partizani pas katër xhirosh në Superiore nuk ka shënuar gol dhe me dy barazime 0-0 ka fituar dy pikët e vetme në kampionat.