NGA KONFERENCA
Panucci: Xhaka dhe Cikalleshi, s’kanë qenë të përjashtuar
2 October, 2017 @13:03
Christian Panucci i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp sot, para udhëtimit të kuqezinjëve në Alicante, ku do të ndeshen me liderin e Grupit G, Spanjën.
Dy ndeshjet e vështira të tetorit, ndaj Spanjës dhe Italisë, do të jenë testet e vështira të Panuccit, ndërsa ai i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme.
XHAKA dhe CIKALLESHI
“Ata asnjëherë nuk kanë qenë të përjashtuar nga ekipi kombëtar. Thjesht, tash i respektojnë rregullat dhe janë ri-ftuar. Përsëris, çdo lojtar është i njejtë para rregullave të kombëtares,” ka thënë Panucci sa i përket dyshes, që nuk morrën ftesë në shtator, kur Shqipëria mposhti Lihtenshtajnin dhe barazoi me Maqedoninë.
SPANJA dhe ITALIA
“Dy kundërshtarë shumë të fortë. Së pari duhet respektuar si kundërshtarë, pastaj të kërkojmë diçka në lojë. Duhet pasur parasysh se Spanja mban 70% topin në lojë, duhet të jemi të vëmendshëm në çdo pozitë, kemi apo s’kemi topin në dispozicion. Ata shfrytëzojnë gabimet më të vogla, që për dikë mund të duken të parëndësishme,” ka thënë trajneri italian i kombëtares.
Konferenca e plotë në video: