NË SUHAREKË
Ballkani në formë të shkëlqyer
2 October, 2017 @10:42
Më 13 shtator, Ballkani kthehej kokulur nga Obiliqi, pasi që kishte humbur nga KEK-u me rezultat minimal, 1-0.
Kjo ishte humbja e parë dhe e vetme deri tash e ekipit suharekas, që pas kësaj ndeshjeje ka kapur një formë të jashtëzakonshme për Ligën e Parë të Kosovës.
Ballkani prej datës 13 shtator më nuk ka pranuar gol në portë, ndërsa ka shënuar në 4 duelet e radhës plotë 12 gola në portat kundërshtare për të marrë pikë maksimale, 12.
Të drejtuar nga trajneri Zymer Elshani, ekipi nga Suhareka, tashmë është në pozitën e dytë të klasifikimit në Ligë të Parë me 3 pikë më pak se KEK-u lider.
Xhiron që vjen, Ballkani shpreson të vazhdojë formën e mirë të ekipit në ndeshje ndaj Rahovecit si mysafir.