DEKLARATA E BATATINËS
Reali, Barcelona dhe Llapi - kthehen fuqishëm
1 October, 2017 @19:49
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vazhduar me deklaratat karakteristike për të edhe pas fitores së sotme ndaj Prishtinës, ku ekipi i tij, mposhti bindshëm kryeqytetasit për të mbajtur kreun e klasifikimit.
“Skuadrat e fuqishme e harrojnë humbjen (me Trepçën ‘89). Edhe Reali e Barcelona humbin, por rikthehen fuqishëm. Edhe ne treguam se jemi skuadër e fuqishme me mentalitet të fortë në aspektin sportiv. Ju kemi qasur ndeshjes me punën dhe intensitetin më të madh gjatë tërë javës duke punuar që t’i eliminojmë të gjitha gabimet nga ndeshja e kaluar që të përmirësoheshim sa më shumë, të ishim më të efektshëm dhe në repartin defansiv. I kemi treguar Prishtinës që po të ishte Llapi në Evropë me këtë lojë Kosova do t’i kishte tre skuadra në gara ndërkombëtare, sepse s’kemi kaluar raunde. Pra treguam lojë të mirë dhe e mposhtëm Prishtinën me taktikën tonë. Fitoren ua dedikoj të gjithë adhuruesve të Llapit,” ka thënë Batatina pas fitores.
Llapi pas 8 xhirove të para të Superligës, kryeson me 17 pikë elitën e futbollit kosovar.