LLAPI-PRISHTINA
Llapi bindshëm ndaj Prishtinës, ruan kreun
1 October, 2017 @16:54
Pas humbjes nga Trepça ‘89, Llapi i është rikthyer fitoreve në takimin e luajtur ndaj Prishtinës në Podujevë.
Epërsinë llapjanëve ia dha Gentrit Begolli, ish-sulmuesi i Prishtinës, që në minutën e 8’, derisa për 2-0 u përkujdes Hamdi Namani, i cili shënoi pas asistimit të Mentor Zhdrellës.
Në pjesën e dytë, për t’u përmendur është shtylla e goditur nga Mankenda i mysafirëve, mirëpo ishin vendasit ata të cilët e shënuan edhe golin e tretë përmes Florim Bërbatovcit në minutat shtesë të ndeshjes dhe takimi u mbyll me rezultatin final 3-0.
Kjo fitore e mban Llapin në krye të klasifikimit me gjithsej 17 pikë, derisa Prishtina e Mirel Josës tashmë mbetet 5 pikë larg kreut.